Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: March 2016

KAMPIONATI I VOLEJBOLLIT

Ditën e martë më 29 mars 2016 në ambjentet sportive të gjimnazit “Adem Vrapi” Roskovec u zhvillua kampionati i volejbollit për meshkuj midis shkollave të mesme në Bashkinë e Roskovecit. Të tri gjimnazet; ai I Roskovecit, Kurjanit dhe gjimnazi jopublik “Goja e Artë” e kishin vlerësuar aktivitetin. Ky aktivitet që u ndoq me shumë interesim nga nxënës, mësues e përfaqësues të bashkisë.
I pranishëm ishte dhe zëvendëskryetari z. Afrim Plaka.
Të gjitha ndeshjet u karakterizuan nga rivaliteti i madh. Të tri skuadrat hynin në fushë për të fituar trofeun që ishte një kupë simbolike. Në përfundim skuadra më e mirë u shpall ajo e shkollës së mësme “Didin Bishani” Kurjan, e cila fitoi kupën e këtij kampionati.
[lsvr_gallery images=”935,936,937,938,939,940,941,942″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”] Emocionet e fitimit të trofeut në kampionatin e volejbollit midis gjimnazeve të Bashkisë Roskovec. Shkolla e mesme Kurjan FITUES

PËR NGRITJEN E NJË MONUMENTI

Komisioni për diskutimin e simboleve të Bashkisë Roskovec, i mbledhur më datë 17 mars 2016, me pjesëmarrjen edhe të një grupi intelektualësh, diskutoi lidhur me ngritjen e një monumenti në qytetin e Roskovecit.
Varianti kryesor që u paraqit për diskutim ishte ngritja e monumentit “Bukuroshja e Strumit” si figurë folklorike që lartëson figurën e gruas myzeqare me tiparet më të spikatura që ajo mishëron. Në mënyrë që edhe ky monument të hyjë në simbolet përfaqësuese të Bashkisë Roskovec, Komisioni i rekomandoi Zj.Majlinda BUFI, kryetare e Bashkisë Roskovec që të propozoi në Këshillin Bashkiak për vendimmarrje mundësinë e ngritjes së këtij monumenti në një vend më të përshtatshëm dhe funksional për këtë vepër arti.
Komisioni shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë me realizuesit e veprës, deri në finalizim. Gjithashtu shprehim bindjen se ky propozim do të jetë në konsideratën e forumit vendimmarrës.

[lsvr_gallery images=”859,860,861,862,863,864,865,866″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RIKTHEHEN “7 DËSHMORËT” NË STRUM

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për t’i rikthyer emrin e mëparshëm shkollës 9-vjeçare të Strumit, këto ditë u organizua një ceremoni kuptimplote. U vendos tabela me mbishkrimin “Shkolla 9-vjeçare “7 Dëshmorët” Strum”.
Në këtë ceremoni ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Roskovec,
zj. Majlinda Bufi, zëvendëskryetari Afrim Plaka, mësues e nxënës të kësaj shkolle, foli kryetari i Komitetit të vetëranëve të zonës z. Jakup Hazizi.
[lsvr_gallery images=”850,851,852,853″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FILLOI SHTRIMI I RRUGËVE

Pasi u sistemuan dy nga rrugët pranë qendrës së qytetit, filloi shtrimi i tyre me asfalt.
Kryqëzimi i rrugëve “Thoma Goga” dhe “Gjergji Goga” tashmë do të kenë një pamje krejt tjetër.
Sipas një plani të caktuar për investimet publike, Bashkia Roskovec do të vijojë punën në rrugë të tjera.
Fotoreportazhi përcjell pamjet nga puna për shtrimin e dy rrugëve të para.
[lsvr_gallery images=”832,833,834,835,836,837,838″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJË GAZETË NË NGJEQAR?!

Mos u çudisni; është një gazetë e shkollës “Sabri Refiti” në Ngjeqar që u botua keto ditë. Ka titull të bukur MIMOZA. Është produkt i pasionit të mësueses së talentuar Hyrie Myftari-Juli. Autorët e shkrimeve janë vetë nxënësit e shkollës.
Në faqet e gazetës gjen jetën e fëmijëve, aktivitetet që zhvillojnë në shkollë, shqetësimet se rrjetet sociale po “gllabërojnë” të rinjtë, pasionet e fëmijëve, dëshirat për një jetë më të mirë e të tjera tema interesante.
Kështu që në numrin e saj të parë gazeta është bërë tribunë e mendimit të lirë.
Ja pra, që edhe në një fshat të largët hapet një dritare.
Le të jetë shëmbulli i mësuese Hyrie Myftari një shkëndi edhe për shkollat e tjera.
Njihuni edhe ju me gazetën “MIMOZA”

[lsvr_gallery images=”825″ items_per_row=”1″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

 

PËRSËRI FESTË NË ROSKOVEC

Sot është 7 Marsi Festa e Mësuesit, por është dhe festa jonë. Ndërsa nesër është 8 Marsi, Festa e nënave, motrave tona. Dy festa që meritojnë respektin tonë. Megjithë shiun dhe temperaturat e ulta, nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec nuk e ndalën hovin e tyre drejt skenës së Pallatit të Kulturës. Në sytë e të gjithëve “lexohej” vetëm një mesazh: të përshëndesin nga zemra mësuesit, nënëat dhe motrat e tyre.
Pas përshëndetjes nga zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Afrim Plaka, filloi koncerti nën ritmin e aerobisë nga shkolla “Alush Grepcka”. Pastaj një këngë që ka fituar çmimin e dytë në festivalin e Beratit. “Nëna Shqipëri”, këndon Armela Hajdini nxënëse në shkollën e Velmishit, teksti e muzika Edmond Çobo mësues në këtë shkollë.
Nga shkolla e Ngjeqarit vjen një recitim dhe një surprizë; nën drejtimin e mësueses së pasionuar Juli Myftari doli gazeta “Mimozat”, një tribunë më shumë për talentet e rinj.
“Ju fal këngën time”-kështu titullohet kënga që sjellin nxënësit e shkollës Marinëz. Nga shkolla e Vidhishtës vjen Katerina Kanani me këngën “E dua lumturinë”. Shkolla e gjuhëve të huaja përshëndeti me një recitim në gjuhën angleze.
Shkolla e Sukut- 2 dhe ajo e Kumanit sollën kërcime ritmike. Një tjetër talent nga shkolla e mesme Kurjan; Inis Buzi me zërin e mrekullueshëm dhe kënga “O madhër”
Në skenë nxënësja nga shkolla “Alush Grepcka” Kloaudia Isufaj me një këngë në gjuhën angleze “Girl On” na kujtoi se është një tjetër talent që dueht vlerësuar.
Nga shkolla “Adem Vrapi” gjimnazistja Erolina Hajdini në këngën “Kyçe zemrën”, ndezi atmosferën festive.
“Kuq e zi janë ngjyrat tona”që sollën nxënësit e shkollës Strum duke na bërë edhe më krenarë se “Kuq e zi” jemi të gjithë.
Është vendi të falenderojmë gjithë drejtuesit dhe udhëheqësit artistik të shkollave për kontributin e tyre në koncertet që zhvillojmë.

[lsvr_gallery images=”800,801,802,803,804,805,806,807,808,809,810,811″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KONCERT, EMOCIONE DHE NDERIM PËR MËSUESIT

Sot më datë 4 mars 2016 në Pallatin e Kulturës Roskovec, nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares së Bashkisë zj. Majlinda BUFI u zhvillua një koncert festiv për nder të mësuesve veteranë. Para koncertit mësuesit u mblodhën e kujtuan vitet kur punonin në frontin e vështirë por të bukur të arsimit.
Pas përshëndetjeve të rastit nga zj. Majlinda Bufi dhe Drejtori I Arsimit në Fier z. Shkëlqim Allkaj, në videoprojektor u shfaqën momentet e bukura nga filmat shqiptarë për patriotët dhe mësuesit e palodhur. Moderatorja e talentuar Stelina Hajdaraga e drejtoi si profesioniste koncertin. Fëmijët e kopshtit në Roskovec, nxënës të shkollës “Alush Grepcka” , gjimnazit “Adem Vrapi”, të shkollave jopublike të gjuhëve të huaja dhe “Goja e Artë” paraqitën numrat e tyre të punuara me seriozitet. Spikati me zërin e saj këngëtarja Erolina Hajdini, valltaret e shkollës Marinëz, violinisti Redi Zoga i shkollës Suk -2.
Për përgatitjen e këtij koncerti një falenderim i veçantë u takon udhëheqësve artistikë të shkollave pjesëmarrëse. Edhe këto foto përcjellin emocionet e koncertit.

 
[lsvr_gallery images=”777,778,779,780,781,782,783,784,785,786,787,788,789,790,791,792,793,794,795″ items_per_row=”5″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook