Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: May 2018

Takim Pune

Në takimin e organizuar në Sallën e Këshillit Bashkiak ;
Bashkia Roskovec dhe Bashkia Kuçovë ;
me grupin ndërinstitucional të punës ;
në bazë të Urdhrit të K/Ministrit 2018 ☑️ për rritjen e mirëqënies së zonave të prapambetura të industrisë nxjerrëse.
Të pranishëm : zv/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës z.Enis Aliko,
Drejtori i Hidrokarbureve pranë kësaj ministrie z. Ilia. Gjermani ,
Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Selfo Kapllani dhe Kryetarja zj. Majlinda Bufi
Në fjalën e saj Kryebashkiakja Bufi vuri theksin në rëndësinë që kanë takimet dhe konsultimet me grupet e interesit në këto zona si dhe propozimet konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.
#TakimNdërInstitucional
#MinistriaInfrastrukturësEnergjitikë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8194″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Lojrat Olimpike

Mes aktiviteteve të shumta të organizuara është përmbyllur sot Java Olimpike 2018, në shkollën “Alush Grepcka”, Roskovec. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, e cila mbajti një ligjëratë teorike ku prezantoi Lëvizjen Olimpike nëpër histori, prej themelimit deri në ditët e sotme.
Dhe, pas performancës praktike, nxënësve ju përcoll mesazhi për ringjalljen e Lëvizjes Olimpike dhe se qëllimi i festimit të Ditës Olimpike është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithëve në sport, pavarësisht moshës, gjinisë dhe aftësive.
Krahas vrapimit, u organizuan edhe aktivitete tjera si promovimi i rëndësisë që gatimet e shtëpisë kanë për organizmin tonë, ashtu siç është shumë i rëndësishëm dhe aktiviteti fizik.
Sportistët e vegjël u falenderuan personalisht nga Kryebashkiakia e cila iu dha nga një çertifikatë për këto aktivietet që ata organizuan dhe mesazhin që ata perciellin tek çdo bashkëmoshatar i tyre.
[lsvr_gallery images=”8197,8198,8199,8200,8201,8202,8203,8204,8205,8206,8207″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Të pastrojmë Roskovecin

Stafi i Bashkisë Roskovec dhe nxënësit e shkollave iu bashkua sot nismës mbarëkombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë”.
Aksioni vjen në vazhdimësi të aksioneve të mëparshme për pastrimin e ambienit, pjesë e të cilave është bërë dhe Bashkia Roskovec.
Së bashku mund ta bëjmë mjedisin që na rrethon më të pastër, për ne, për fëmijët tanë, për të ardhmen!
Është koha të veprojmë!💪
Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë dhe ta mbajmë pastër çdo ditë!
[lsvr_gallery images=”8227,8228,8229,8230,8231,8232,8233,8234″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim pune në kuadër të projektit Romacted

Në kuadër të projektit Romacted, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u zhvillua ditën e sotme takimi me task forcën bashkiake.
Synimi i këtij projekti është qeverisja e mirë dhe fuqëzimi i komunitetit Rom në nivel lokal.
Tema e diskutimit të sotëm ishte mënyra e funksionimit të task-forcës dhe detyrat që ajo do ketë për të arritur rezultate pozitive nga ky projekt.
[lsvr_gallery images=”8237,8238,8239,8240,8241″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Amasadorët e Paqes

Ditën e mërkurë, datë 23 Maj, në mjediset e bibliotekës në Pallatin e Kulturës u zhvillua ceremonia për krijimin e degës së Federatës së Paqes. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Federatës për Shqipërinë z. Gaqo Apostoli, sekretari përgjithshëm z. Gani Roshi, Kryetari i Këshillit Rajonal të kësaj federate z. Myzalejen Hoxha. E pranishme ishte dhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Ceremoninë e hapi z. Thoma Goga me cilësinë e titullit “Ambasador për Paqe”.
Pastaj përshëndeti znj. Majlinda Bufi e cila përgëzoi këtë nismë me vlera për gjithë komunitetin tonë. Në këtë ceremoni u bë një përmbledhje e veprimtarive që ka zhvilluar Federata Ndërkombëtare për Paqe në botë dhe në vendin tonë. Përshëndetën gjithashtu z. Gaqo Apostoli dhe Myzaljen Hoxha. яндекс. Pastaj morën titullin “Ambasador për Paqe” :
Mimoza Xhindi – mësuese në Roskovec
Kadri Hyskaj – Administrator i Përgjithshëm
Mystehak Haxhiaj – ish drejtues i Qeverisjes vendore
Refat Hyrija – ish drejtues i Kulturës Strum
Ermira Buzi – drejtore e shkollës Kurjan
Jorgo Begaj – President i shkollës “Goja e Artë”, Roskovec
Petro Kula – biznesmen, Pasticeri BLETA
Flamur Çepele – publicist
Hyqmet Sakaj- mësues veteran, Suk.
Tashmë Këshilli i Federatës për Paqe në Roskovec ka 13 anëtarë duke përfshirë edhe znj. Majlinda Bufi, z. Flamur Mato, z. Thoma Goga dhe z. Asqeri Ruko të cilët e kanë marrë këtë titull më herët.
Ky këshill zgjodhi si Kryetar z. Flamur Çepele dhe N/ Kryetarë znj. Mimoza Xhindi dhe z. Thoma Goga
Ceremonia u mbyll me një performancë të shkurtër aristike.
[lsvr_gallery images=”8244,8245,8246,8247,8248,8249,8250,8251,8252,8253,8254,8255,8256″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Punimet në kanalin kullues K252 janë drejt përfundimit.
Nga ky investim përfitojnë të gjitha parcelat bujqësore në të gjithë gjatësinë e këtij kanali, prej më shumë se 3.8 km.
#RipërtëritjeBujqësisë
[lsvr_gallery images=”8265,8266,8267,8268″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime në Infrastrukturën rrugore

Me shumë punë intensive nga punëtorët e Bashkisë po arrihet të bëhet i dukshëm ndryshimi në segmentin rrugor në Kuman. 👏👏
Rilindja Urbane po jep frytet e saj në këtë zonë.
#Transformim_i_dukshëm
#Infrastrukturë_me_standarte_urbane
[lsvr_gallery images=”8259,8260,8261,8262″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Fillon Java Olimpike

Mirëmëngjes 😀
Dita e sotme fillon me një event të organizuar nga shkolla “Alush Grepcka”, në kuadër të Javës Olimpike, ku nxënësit performuan me veshje sportive, demostrime sportive dhe artistike. Ky event u ndoq me interes të madh nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, e cila gjatë fjalës së saj përshëndeti këtë organizim dhe u shpreh se : “ Ashtu si trupi dhe truri ka nevojë për ushqim, ashtu dhe shpirti ka nevojë për edukim”. Kryebashkiakia znj. Bufi demostroi ndezjen e pishtarit si simbol i lojrave olimpike i ardhur që nga lashtesia deri në ditët tona, duke përcjellë mesazhe se sporti edukon shpirtin e një konkurence pozitive, është gjithëpërfshirës, praktik dhe përveç zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, e mban atë larg veseve, duke edukuar tek të gjithë ne, ndjenjën e shijes së garës.
#JavaOlimpike
[lsvr_gallery images=”8271,8272,8273,8274,8275,8276,8277,8278,8279,8280″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i shkollave

Me vendimin e fundit të Qeverisë , do te fillojnë investimet në dy shkolla shumë të rëndësishme :
“Alush Grepcka “ – terrene sportive
“Ajet Toska “ -rikonstruksion i plotë dhe terrene sportive ☑️
#Jovetëmrrugë#
#EdukimiIBrezave##InvestimiPërTëArdhmen#
32946178_2014319252220389_8010541197372162048_o

Facebook
Facebook