Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: January 2019

Takime me komunitetin

Komunikim i vazhdueshëm me qytetarët dhe transparenca ndaj tyre janë dy elementët kryesor për të qënë të suksesshëm.
Puna jonë e përditshme bazohet në këto dy parime themelore.
Pasqyrimi i takimit me qytetarët i Zv. Kryetarit të Bashkisë z. Isa Hoxha.
#Transparencë[lsvr_gallery images=”9744,9745,9746,9747,9748″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pastrim kanalesh kulluese

Bashkia Roskovec ka filluar nga puna për pastrimin e kanalit kullues në lagjen Drizë, Njësia Administrative Kuman, me gjatësi 2.1 km.
Ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone dhe prodhimit bujqësor vendas.
#Në_Ndihmë_Të_Fermerëve
#Bashkia_Roskovec[lsvr_gallery images=”9753,9754,9755,9756,9757,9758″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikualifikim urban

Ju urojmë një ditë të mbarë me pamjet nga punimet në bllokun nr. 2, Roskovec, për rikualifkimin urban të qendrës së Roskovecit.
📌Ky projekt do të sigurojë një ndryshim rrënjësor të urbanizimit të qendrës së qytetit.
📌Të vendosur për t’i dhënë Roskovecit një vepër infrastrukturore që do të përmirësojë standartin e jetës së qytetarëve.
📌Ky është një premtim i mbajtur ,por në të njëjtën kohë dhe angazhimi ynë për t’i shtrirë investimet në çdo cep të territorit të bashkisë.
#RikualifikimiUrbanIQendrësRoskovec
#EGjithëVëmendjaTeQytetarët[lsvr_gallery images=”9763,9764,9766,9767″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me komunitetin

Pasqyrim i takimit të përjavshëm me komunitetin e Bashkisë Roskovec.
Informimi rreth problematikave që ka komuniteti është shtylla kryesore e punës sonë.
Takimi i ditës së sotme u zhvillua nga Zv. Kryetari z. Isa Hoxha.
#Informim[lsvr_gallery images=”9780,9781,9782,9783″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Plani i pergjithshem vendor

Bashkia Roskovec dhe studio konsulente “ATELIER 4” për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor zhvilluan ditën e sotme, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec , takimin konsultativ me komunitetin e Bashkisë Roskovec lidhur me hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm vendor.
Gjatë prezantimit, kompania që po harton planin u ndal tek elementët që përbëjnë këtë dokument të rëndësishëm për Roskovecin.
Gjithashtu u prezantuan elementet që përbëjnë zona të veçanta ekonomike, ato me strategji zhvillimi dhe ato të banimit.
Më tej nga qytetarët u propozuan disa ide që do të bëhen pjesë e këtij plani.
Në emër të Bashkisë Roskovec këtë takim dhe pjesëmarrjen e qytetarëve e përshëndeti Zv. Kryetari, z. Isa Hoxha, i cili tha se ishte e domosdoshme që të kishte sa më shumë informacion, mendime e sugjerime nga ana e qytetarëve në mënyrë që në përfundim të kishim një dokument sa më funksional në shërbim të zhvillimit të sigurt të zonës.
#PlaniPërgjithshëmVendor
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9771,9772,9773,9774,9775″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikontruksion ne lagjen e maternitetit

Bashkia Roskovec ka nisur rikonstruksionin e segmentit rrugor nga lagjia e maternitetit deri tek xhamia në Suk 1, investim nga të ardhurat vendore të Bashkisë Roskovec.
Projekti parashikon ndërtimin e trotuarëve dhe ndriçimin rrugor.
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë.
#BashkiaRoskovec
#PërmirësimInfrastrukturësRrugore[lsvr_gallery images=”9787,9788,9789,9790,9791″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Permisim standartesh ne bashkine Roskovec

Sapo përmirësimi i kushteve të motit e ka mundësuar, ka nisur puna në disa zona të territorit të Bashkisë Roskovec.
Në Roskovec ka filluar puna në tre rrugë shumë të rëndësishme: Jonus Çepele, Dane Çepele dhe Mustafa Buzi.
Fillimisht ndërhyrja do të jetë në ndërtimin e trotuarëve dhe ndriçimin rrugor, ndërhyrje që do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e standarteve të jetës së banorëve të Roskovecit.
#Ndërhyrjenëinfrastrukturënrrugore
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9802,9803,9804″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Biblioteka Publike

Biblioteka Publike e Roskovecit tashmë është bërë pjesë e Katalogut të Përbashkët COBISS.AL.
COBISS.AL është pjesë e rrjetit rajonal COBISS.Net ku marrin pjesë 1329 biblioteka të vendeve të rajonit, të cilat katalogojnë dhe shkëmbejnë regjistrime bibliografike midis tyre.
Kjo u bë e mundur në sajë të marrëveshjes midis Bashkisë së Roskovecit të përfaqësuar nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi dhe bibliotekës të përfaqësuar nga specialistja Mimoza Hazizi me Institutin e Shkencave te Informacionit në Slloveni (IZUM).
Në bazë të marrëveshjes ky program ofrohet falas. Faleminderit IZUM🙏🙏
Puna sapo ka filluar.📚📚📚
E nisëm punën sot me shkrimtarin Ismail Kadare, e më pas do vijojë me të gjithë fondin e bibliotekës.📚📚📚📚
Për të aksesuar katalogun e Bibliotekes Publike Roskovec klikoni në linkun:
Katalogu online[lsvr_gallery images=”9795,9796,9797,9798″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook