Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2019

Si te shkruajme nje CV

Këndi i Bashkimit Evropian🇪🇺🇪🇺 në Bashkinë Roskovec zhvilloi ditën e sotme një aktivitet me maturantët e shkollës “Adem Vrapi”, Roskovec.
Tema e takimit ishte “Si të shkruash një CV për të qënë të suksesshëm?”.
Organizime të tilla kanë shumë rëndësi pasi synohet përgatitja e të rinjëve për të ardhmen e tyre në vazhdimësi.
Përgatitja e rinisë për ballafaqim me tregun e punës është detyrim moral i të gjithëve ne.
Këto aktivitete do të vazhdojnë dhe në shkollat e tjera të Bashkisë Roskovec.
#Përgatitjaetërinjëve
#KëndiBE
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9864,9865,9866,9867″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim rrjeti vadites

Zhvillimi i qendrueshëm i bujqësisë është një nga prioritet e Bashkisë Roskovec.
Për këtë arsye nuk ka ndalur asnjëherë puna në rehabilitimin e rrjetit vaditës dhe kullues.
Jemi në kanalin vaditës #V38, në Suk 1, për të vijuar në kanalin #V3, Suk1- Arapaj.
Këto investime jo vetëm do t’i shërbejë vaditjes dhe kullimit të gjithë zonës por do të ndikojë edhe në shtimin dhe cilësisë e prodhimeve bujqësore të zonës.[lsvr_gallery images=”9872,9873,9874,9875″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndriçim rrugor

Po përmirësojmë çdo ditë e më shumë infrastrukturën rrugore në çdo fshat të Bashkisë Roskovec.
Jemi duke vazhduar punimet për ndërtimin e trotuarit dhe pajisjen me ndriçim rrugor në segmentin rrugor nga Xhamia, Suk 1 deri tek karburant “Agaçi”.
Në këtë mënyrë rritet cilësia e jetesës së qytetarëve.
Më shumë punë në dobi të komunitetit.
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9879,9880,9881,9882″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim kanal kullues K3093

Duke vazhduar punën për rehabilitimin e kanalit kullues #K3093, në Roskovec.
Do të vazhdojmë proçesin e pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin e bashkisë, për një bonitet më të mirë të tokës.
#Rehabilitimi_i_bujqësisë
[lsvr_gallery images=”9886,9887,9888,9889,9890″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastrukturim rrugor

Jemi duke punuar maksimalisht për të sistemuar rrugët e brendshme të qytetit.
Përmirësojmë infrastrukturën rrugore por dhe cilësinë e jetesës së banorëve.
Sot punohet në bllokun e rrugëve “ Jonus Çepele”, “Dane Çepele” dhe “ Mustafa Buzi”.
#përmirësimistandartittëjetesës
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9894,9895,9896″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Analiza vjetore e punes se qendres shendetesore Roskovec

[lsvr_gallery images=”9901,9902,9903,9904,9905,9906,9907″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Sot, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec u organizua analizën e performancës së punës për vitin 2018 nga Qendra Shëndetësore Roskovec, me drejtoreshë zj. Irma Gishti.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Fier z. Vasil Bregu, zj. Shiponja Hoxha- Shefe e Sektorit të Rimbursimit dhe Kontrollit të Mjekut.
Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër ka përcaktuar për vitin 2019. Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre.
Ky prezantim u zhvillua në prani të qytetarëve të cilët marrin shërbim dhe zhvillohet si detyrim ligjor por mbi të gjitha moral për të qënë sa më transparentë me qytetarët.
Qendra Shëndetësore Roskovec është një nga qendrat të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit total të ambientit të brendshëm dhe të jashtëm.
Përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve është prioriteti kryesor në punën tonë të përditshme.
#egjithëvëmendjapërju

Thirrja e dytë publike për OSHC-të në kuadër të projektit ReLOaD

BASHKIA E ROSKOVECIT NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:
THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)
Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën , ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me prioritet vendore.
Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet bashkive dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkt në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Programi do të zbatohet për një periudhë 36 mujore (Janar 2017 – Janar 2020). Në kuadër të këtij programi, në Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere dhe të ofrohen shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët në këto bashki.
Për sa më sipër, Bashkia Roskovec dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Roskovec si më poshtë:
1. Zhvillimi i Qendrueshëm i Turizmit dhe Bujqësisë
1.1 Krijimi i strukturave informuese dhe sinjalistikave turistike për mbështetjen e turizmit
1.2 Programe mbështetëse për fermerët dhe argrobizneset
2. Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendimarrje.
2.1 Krijimi dhe angazhimi i këshillave qytetarë me target grup të ndryshem
2.2 Krijimi dhe angazhimi i grupeve rinore/borde rinore
3. Përfshirja sociale me fokus të rinjtë dhe grupet në nevojë
3.1 Rritja e aftësive profesionale të rinjëve dhe grupeve në nevojë, për tu integruar në tregun e punës.
3.2 Përfshirja sociale me fokus gratë, të rinjtë dhe grupet në nevojë
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 3.500.000 Lek.
OSHC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (Shkurt 2017 – Janar 2020).
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 8 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Maj 2019 deri në Dhjetor 2019.
PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Roskovec do të jetë i disponueshëm nga 11/ 02/ 2019, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkiaroskovec.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrwn e Sektorit të Menaxhimit të Projekteve Sociale dhe Këndi i BE-së, pranë Qendrës Social Komunitare, Roskovec. Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë Roskovec (www.bashkiaroskovec.gov.al) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org) .
Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD do të organizojë takime informuese/ ditë të hapura, trajnime si dhe mbështetje specifike gjatë shkrimit të projekt – propozimit. Më konkretisht:
1. Bashkia Roskovec do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e dytë publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë e Roskovecit takimi informues do të organizohet gjatë muajit Mars 2019. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkia përkatëse nëpërmjet website.
2. Një trajnim tre ditor mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për përfaqësuesit e të gjithë OSHCve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj Thirrjeje për Bashkinë e Roskovecit do të organizohet gjatë muajit Mars 2019. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj Thirrjeje, por do të përmbajë gjithashtu edhe njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
3. Mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të këshillave për shkrimin e projekt-propozimit. Në Bashkinë e Roskovecit, ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm në zyrat e Bashkisë, 3-4 ditë gjatë muajit Mars 2019, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj Thirrjeje. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës registry.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 18/ 03/ 2019, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.
DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:
Bashkia e Roskovecit
Roskovec Qendër
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 25/03/2019 , ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë (www.bashkiaroskovec.gov.al) në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe në faqen e internetit të UNDP-së (www.al.undp.org).
Ju ftojmë të shkarkoni, të konsultoni dhe të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm të domosdoshëm për aplikim:

Kurse per komunitetin Rom

Zhvillimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse që ofron oportunitete dhe mirëqënie për të gjithë banorët është vizioni i Bashkisë Roskovec.
Për këtë arsye Bashkia Roskovec i ka ofruar kurse anglisht falas komunitetit Rom dhe Egjiptian, për të zhvilluar kapacitetet e tyre dhe për ti aftësuar për të ardhmen.
#gjithëvëmendjapërqytetarët51121328_2210046905980955_3820103995083456512_o - Copy
51279072_2210046769314302_4007245766098681856_o - Copy
51279072_2210046769314302_4007245766098681856_o
51325148_2210046875980958_2294326131718881280_o - Copy
51415136_2210046832647629_2799260229546541056_o
51513454_2210046799314299_2884461316863426560_o

Rehabilitim i kanaleve kulluese

📌Bashkia Roskovec ka filluar rehabilitimin e kanaleve kullues të parë dhe të dytë.
Sot jemi duke punuar në kanalin K 29, me gjatësi 1.6 km.
📌Do të vazhdojmë proçesin e pastrimit të kanaleve kulluese në të gjithë territorin e bashkisë, për një bonitet më të mirë të tokës.[lsvr_gallery images=”9738,9739,9741″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook