Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: June 2019

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Mirëdita miq,
Ju urojmë një mbrëmje të mbarë me lajmin e mirë se familja e Afife Kasës, në fshatin Suk 2, tashmë do të jetoj në një banesë me kushte optimale.
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me emisionin “Boom”, OSHEE dhe televizionit “Apollon” ka arritur të ndërtoj një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
Familja e Afife Kasës është familja e pestë e cila është ndihmuar nga Bashkia Roskovec me ndërtimin e një banese krejtësisht të re.
Ne besojmë shumë se duke punuar së bashku ne mund të japim një zgjidhje për ato familje, për ato nëna të cilat duan ti shohin fëmijët e tyre të jetojnë në një banesë të sigurt, të integruar dhe të denjë për veten dhe shoqërinë.
Ne s’do ndalojmë.
Ne do jemi në krah të familjeve në nevojë, për ti dhënë mbështetjen dhe përkrahjen tonë, për ti lehtësuar sadopak nga vështirësitë e jetës.✔
[lsvr_gallery images=”10021,10020,10023,10022″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RoskoveciTUR – Festa që cel sezonin turistik në Roskovec

❤”RoskoveciTUR”❤- Festa simbol që çel sezonin turistik në Roskovec.
RoskoveciTUR është festa më e re, e cila i shtohet listës së gjatë të eventeve që Bashkia Roskovec orgaizon, me qellim rivitalizimin e jetes sociale, promovimin dhe kthimin e tij në një qytet urban ashtu dhe siç po transformohet dita ditës.
Një mbremje e veçantë dhe e bukur, nën tingujt e muzikës së këngëtareve të mirënjohura të skenës shqiptare: Rovena Ibrahimi, Xhesika Polo dhe Blerina Matraku.
Mbremë i dhamë jetë dhe ngjyra Roskovecit. ❤
Mbrëmë ishim të gjithë bashkë, për të festuar për Roskovecin tonë.
Ne do të vazhdojmë ta promovojmë emrin roskovecarë, falë bashkëpunimit shumë të mirë me Ju, të cilët jeni mbështetësit tanë kryesorë.

Ndeshja Kuman-Kurjan

Ditën e shtunë, më 22 Qershor, në fushën e sportit në Roskovec u zhvillua takimi i radhës midis ekipit përfaqësues të Njësisë Administrative Kuman dhe Kurjan. ⚽️⚽️⚽️
Kjo ndeshje ngjalli interes të lartë tek sportdashësit.
E gjithë ndeshja përfundoi 7-1 në favor të ekipit të Kumanit.
Ndeshja e radhës është më datë 29 Qershor, ndeshje e cila do të vendos përballë ekipin e Roskovecit me të Kurjanit.
I urojmë suksese ekipeve[lsvr_accordion toggle=”no”]

  

[/lsvr_accordion][lsvr_accordion toggle=”no”]

  

[/lsvr_accordion][lsvr_gallery images=”10027,10028,10029,10030,10031,10032,10033,10034,10035″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësim i infrastrukturës publike, rruga “ Faik Kapo”

Mirëmëngjes miq,
Përmirësimi i infrastrukturës publike, si mision i përditshëm i Bashkisë Roskovec. 😊
🔛Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës “ Faik Kapo”, Roskovec.
Pluhuri dhe balta po ia lë vendin asfaltit dhe urbanizimit dhe e përditshmja nuk do jetë si më parë.
Përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve tanë është në vëmendjen tonë.
#Urbanizim
#InvestimeKonkrete
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”10201,10202,10203,10204,10205,10206,10207,10208″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikualifikimi urban I qëndrës së Roskovecit

Roskoveci pritet të ketë së shpejti qendrën e vet urbane.
📌Tashmë jemi kthyer në një kantier pune por së shpejti transformimi do të jetë i dukshëm.
📌Ky projekt do të sigurojë një ndryshim rrënjësor të urbanizimit të qendrës së qytetit.
📌Të vendosur për t’i dhënë Roskovecit një vepër infrastrukturore që do të përmirësojë standartin e jetës së qytetarëve.
#RikualifikimiUrbanIQendrësRoskovec
#EGjithëVëmendjaTeQytetarët

[lsvr_gallery images=”10185,10190,10191,10192,10193,10194,10195,10196,10197″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Punohet në rrugën “Beqallarë”, Njësia Administrative Kurjan,fshati Mbërs.

Kjo është #BashkiaRoskovec, përditë në punë dhe me investime të reja.
🔛Në Njësinë Aministrative Kurjan, fshati Mbërs.
Aktualisht jemi duke ndërhyrë në rrugën “Beqallarë”, për të ti dhënë një zgjidhje problemit emergjent dhe të vazhdueshëm që kishin banorët e zonës.
Zgjidhje për problematikat dhe shqetësimet e ardhura nga qytetarët. 🙏
#egjithëvëmendjapërju
#investimekonkrete
#BashkiaRoskovec

 
[lsvr_gallery images=”10212″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10215,10216,10217″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sistemimi i rrugës nr.3, Njësia Administrative Strum, fshati Velmish

Në Njësinë Administrative Strum, fshati Velmish, ka filluar sistemim i rrugës nr. 3.
Urbanizimi i çdo fshati është prioriteti jonë, i cili do të vazhdojë për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë. 🙏
Rruga nr.3 , një segment rrugor i prishur dhe i pa aksesueshëm, ku lëvizshmëria e banorëve ishte kthyer në një problem emergjent.
Bashkia Roskovec fal fondit të investimeve nga buxheti i saj, do ta transformojë në një rrugë më standarde dhe siguri për të gjithë banorët.
 
[lsvr_gallery images=”10237,10238,10239,10240,10241,10242″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Urbanizim në cdo fshat

Është drejt përfundimit investimi në segmentin rrugor pranë Kishës në Marinëz.
Një investim i plotë i cili padyshim do të ketë impakt të mënjëhershëm tek banorët e zonës.
Ky investim ka qënë një kërkesë prioritare, identifikuar nga vetë banorët gjatë ciklit të takimeve publike të zhvilluara nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Projekti parashikon ndërhyrje në:
📌KUB
📌trotuare
📌ndriçim
📌asfaltim

[lsvr_gallery images=”10229,10230,10231,10232,10233″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve vaditës në territorin e Bashkisë Roskovec

Sektori i bordit të kullimit vazhdon punën për rehabilitimin e kanaleve vaditës në territorin e Bashkisë Roskovec.
Sot po punohet në kanalin kryesor VMK1, Kurjan- Velmish.
Ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone dhe prodhimit bujqësor vendas.
#përzhvillimieqendrueshëmtëbujqësisë
#BashkiaRoskovec
 
[lsvr_gallery images=”10226,10224,10223,10221″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sistemimi i rrugës “ Kërranjak”, fshati Luar.

📌Sistemimi i rrugës “ Kërranjak”, fshati Luar.
Rruga “Kërranjak” e fshatit Luar në Njësinë Administrative Kuman, është kantieri i radhës në Bashkinë e Roskovecit.
🔛Puna për sistemim e rrugës së këtij fshati është tashmë në fazën e shtresës me rërë bituminoze.
Ky investim financohet nga të ardhurat e Bashkisë Roskovec .
Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi ka siguruar se investimet do të vazhdojnë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
📌Ky investim do të ketë impakt në përmirësimin e starndarteve të lëvizshmërisë për banorët e fshatit të Luar-it.

 
[lsvr_gallery images=”10167,10171,10170,10169″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook