Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2020

Të nderuar qytetarë

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se diten e premte më datë 21.02.2020, pranë ambienteve të Sallës së Këshillit Bashkiak (Kinemaja), ora 12:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në kuadër të prezantimit dhe diskutimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec.
Ky takim ka si qëllimin kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve të cilat do të shërbejnë për ndryshimine Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec,nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë çdo banorë të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palët e interesuara të bëhen pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proçes transparent dhe gjithëpërfshirës!
Për çdo të interesuar i cili kërkon të njihet me materialin mund të paraqitet pranë zyrës së Informacionit të Bashkisë Roskovec.
#PlaniPërgjithshëmVendor
#BashkiaRoskovec

Për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile

🔉🔉Për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile
Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së III -të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e prioriteteve për Thirrjen e III-të për projekt propozime që do të shpallet në Mars 2020.
Ky aktivitet organizohet me datë 19 Shkurt 2020, në orën 11:30 , pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.
Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë fushat prioritare si dhe do të përzgjedhim përfaqësuesin e shoqërisë civile si anëtar të komisionit të vlerësimit të projekt propozimeve.
Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 17 Shkurt 2020 në adresën e e-mailit everina.tafa@bashkiaroskovec.gov.al.
Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.
#ReLOaD
#UNDP
#BashkiaRoskovec

Në qendrën e qytetit

Në qendrën e qytetit,[lsvr_gallery images=”11070,11071,11072,11073″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”] ➡️aty ku vijon puna për ndërtimin e shatërvanit ,
➡️për t’i ofruar qytetarëve tanë mjedisin jo vetëm infrastrukturor që meritojnë.
Dita ditës drejt një hapësirë zhvillimi ekonomik e social dhe shërbimesh dinjitoze për qytetarët.
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec

“SË BASHKU PËR NJË INTERNET MË TË SIGURT”

“SË BASHKU PËR NJË INTERNET MË TË SIGURT”
Njësia e Integrimit Evropian 🇪🇺🇪🇺pranë Bashkisë Roskove[lsvr_gallery images=”11078,11079″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]c në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt ka organizuar një diskutim me nxënësit e klasës së ΙΧ-të në mjedisin e shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve që qasja përmes internetit të jetë sa më pozitive.
Një nga politikat e Bashkimit Evropian🇪🇺🇪🇺 është edhe inovacioni dhe përdorimi i sigurt i teknologjisë në dobi të njerëzimit.
Gjithësecili nga ne ka aftësinë për të bërë një ndryshim pozitiv në internet dhe për t’a përdorur atë për qëllime pozitive dhe përfitimet që ofron. Prindërit, mësuesit dhe të gjithë ne jemi përgjegjës për edukimin, për të përçuar tek fëmijët dijen,për të nxitur selektivitetin, për të bërë zgjedhjen pozitive në internet.
🔊Kujdesi në zgjedhjet që bëni, duke lundruar në internet,ndikon në formimin e njeriut që do bëhesh nesër.
#DitaNdërkombëtareInternetitSigurt
#NjësiIntegrimitEvropianRoskovec🇪🇺🇪🇺
#KëndiBE
#IntegrimiFillonNgaNe
#BashkiaRoskovec🇦🇱🇦🇱

Takim me familjarët e Dëshmorit të qytetit tonë, Adem Vrapi

Një takim me familjarët e Dëshmorit të qytetit tonë, Adem Vrapi.
Në kujtim të historisë, ruajtjes dhe përcielljes së historisë tek brezat e rinj, me iniciativën e Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe me mbështetjen e plotë të familjareve të Dëshmorit, u propozua që të ndërtohet busti i luftëtarit të Lirisë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Busti i Dëshmorit do të ndërtohet në shkollën e mesme në Roskovec, shkollë e cila në nderim mban emrin e tij.
Nderim dhe mirënjohje të sakrificës së tij për lirinë e Atdheut. 🙏🙏
[lsvr_gallery images=”11084,11083,11082″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook