Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2020

Gëzuar 29 Nëntorin, ditën e clirimit të Atdheut!🇦🇱

Gëzuar 29 Nëntorin, ditën e clirimit të Atdheut!🇦🇱
Mirënjohje dhe respekt për ata bijë dhe bija që dhanë jetën e tyre për lirinë e Shqipërise🙏 .
Në një cermoni simbolike në memorialin e dëshmorit të atdheut “Adem Vrapi”, nënkryetari i Bashkisë Roskovec z. Maksim Goga dhe figura të tjera të rëndesishme të Roskovecit nderuan kontributin që dhanë djemtë e vajzat e krahinës së Roskovecit në clirimin e vendit🙏🙏
#bashkiaroskovec
#lavdideshmorëve🇦🇱
[lsvr_gallery images=”11820,11821,11822,11823″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.

25 Nëntori, Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave shënon çeljen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Bashkia Roskovec i bashkohet kësaj fushate duke vendosur në hyrje të godinës së bashkisë së re një fjongo simbolike në ngjyrë portokalli dhe hapjen e një ekspozite në sheshin qëndror të bashkisë , ku janë prezantuar punime artistike, piktura dhe ese nga nxënësit e shkollave të Roskovecit.
Qytetarët kureshtarë vizituan ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur 🔛 gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, duke përcjell mesazhe për një të ardhme pa dhunë dhe pabarazi.
Çdo grua dhe çdo vajzë ka të drejtën për një jetë pa dhunë. Për t’i dhënë fund kësaj shkelje të madhe të të drejtave të njeriut që kufizon përparimin tonë në shumë mënyra, le të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të mos lëmë askënd pas dhe të shtojmë veprimin tonë kolektiv për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në Roskovec.
#DËGJOBESOMBËSHTET
#BashkiaRoskovec
#Bashkohudheti
#Botaportokalli
#Orangetheworld
#Ministriaeshëndetësisdhembrojtjessociale
#edlirapapavangjeli[lsvr_gallery images=”11826,11827,11828,11829″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë fermerëve për të dëgjuar cdo shqetësim

📍Ju lumshin duart 👏🏼
Në një takim në
Velmish me Nezir Dule Tabaku, Fredi Dule Tabaku, Ramazan Nazif Arapi, Vladimir Haki Cela, Rrapi Hazizi e të tjerë fermerë …
📍Aty ku punohet në serë , në fushë …
Te bimët , te përroi ,te problemi ende i pazgjidhur , edhe pse shumë të tjera janë përmirësuar …
Për të dëgjuar dhe parë
nga afër problemet dhe shqetësimet e tyre #BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”11832,11833,11834,11835″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook